Bideni po e shqyrton emërimin e këshilltarit e diplomatit të Obamas në krye të CIA-s

Amerika

Bideni po e shqyrton emërimin e këshilltarit e diplomatit të Obamas në krye të CIA-s

Nga: B.S. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:19
Joe Biden

Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden po e shqyrton emërimin e Tom Donilonit, veteranit diplomatik dhe këshilltar i sigurisë kombëtare të ish-presidentit Barack Obama, për drejtor i CIA-s, ka thënë një person i njohur me situatën.

Pozicioni i CIA-s mund të jetë një nga çështjet më sfiduese në administratën e Bidenit pas katër vjetësh të presidentit republikan Donald Trump, i cili akuzoi agjencinë si pjesë e një komploti "të shtetit të thellë" për të minuar pushtetin e tij.

Për shqyrtimin e zgjedhjes së Donilonit ishte Politico që shkroi së pari.

Bideni, i cili merr detyrën më 20 janar, ka thënë edhe se po e shqyrton emërimin e Michael Morellit, i cili ishte zëvendës drejtori dhe drejtori i përkohshëm i CIA-s nën Obamën.

Bideni, pjesë integrale e ekipit të sigurisë kombëtare të Obamës gjatë tetë viteve të tij si nënkryetar, do të mund të punonte ngushtë me të dy.

Ai tashmë ka zgjedhur veteranë të tjerë të administratës Obama për detyrat kryesore të sigurisë kombëtare, duke përfshirë Antony Blinkenin, ish-zëvendës sekretar i shtetit, për sekretar i shtetit, dhe Avril Hainesin, zëvendës drejtor i CIA-s në epokën e Obamas, për drejtor i inteligjencës kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat