Presidenti nuk do të vaksinohet për Covid-19

Amerika

Presidenti nuk do të vaksinohet për Covid-19

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 23:16
Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka thënë se ai nuk do të vaksinohet kundër Covid-19 edhe pasi vaksina të miratohet nga vetë qeveria e tij.

Në një video të shpërndarë në mediat sociale, Bolsonaro shprehet me fjalët “unë po ju them, nuk do ta marr (vaksinën). Është e drejta ime.”

Bolsonaro vazhdon të përballet me kritika për trajtimin e pandemisë, duke përfshirë kundërshtimin për bllokim.

Brazili ka regjistruar më shumë se 170,000 vdekje nga koronavirusi, duke u bërë vendi i dytë më i goditur në botë, pas SHBA që ka të regjistruara 263,455 vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat