Fauci këshillon Bidenin rreth pandemisë: Mbylli kafenetë e restorantet

Amerika

Fauci këshillon Bidenin rreth pandemisë: Mbylli kafenetë e restorantet

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 18:11
Fauci, Biden

Shefi imunolog amerikan, Anthony Fauci i bëri thirrje sot presidentit të zgjedhur Joe Biden të “mbyllë kafenetë sa më shpejt të jetë e mundur, por jo edhe shkollat”.

Sipas Independent, duke iu referuar deklaratës së mjekut amerikan të dhënë për ABC News, kur mjeku u pyet se si do ta këshillonte administratën e demokratit për të luftuar pandeminë.

“Nuk po e them këtë vetëm për të thënë diçka: mbyll kafenetë dhe lëri shkollat e hapura. Ju nuk keni një zgjidhje për të gjitha situatat e mundshme, por siç thashë më parë, fëmijët duhet të kthehen në shkollë, për një arsye”, tha Fauci.

Theksojmë se doktori ka pohuar se është i gatshëm të punojë me administratën e re amerikane rreth pandemisë.

Ndryshe, SHBA-të deri më tani kanë regjistruar 13.3 milionë të infektuar me coronavirus gjersa kanë vdekur mbi 266 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat