SHBA, çdo ditë 10 meksikanë vdesin nga koronavirusi

Amerika

SHBA, çdo ditë 10 meksikanë vdesin nga koronavirusi

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Në SHBA, vendi i cili më së shumti është ndikuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), çdo ditë vdesin 10 meksikanë nga virusi.

Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë meksikane të Lidhje me Jashtë, në SHBA që nga muaji mars për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën 10 meksikanë në ditë.

Për shkak të pandemisë deri më tani kanë vdekur 2.892 shtetas meksikanë, ndërsa shtetet e New York-ut, Kalifornisë, Arizonës dhe Texasit janë shtetet me më shumë vdekje.

Ndërkohë numri i vdekjeve të meksikanëve nga virusi në shtetet tjera jashtë SHBA-së u njoftua se është 17.

Meksika është vendi i 4-t me më shumë vdekje nga COVID-19 me 105.655, si dhe me 1.107.071 raste gjendet në vendin e 11-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat