Trump, një president konvencional republikan!

Amerika

Trump, një president konvencional republikan!

Nga: Beqir Sina Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 00:41
Donald Trump

Gjithmonë, ekziston pasiguri për një mandate të dytë, për presidentët amerikan, kur mbarojnë mandatin e parë, gjë që vetëm shton eksitimin për administratën e ardhshme. Por, kur Donald Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë, duket se e kishte një shkallë të pazakontë dyshimi se çfarë lloj shefi ekzekutiv do të ishte ai. Mbasi, asnjë president tjetër i ri, nuk kishte përvojën e tij në politikë dhe qeveri. Madje edhe heroi i Trump, ish- Presidenti Andrew Jackson, kishte shërbyer për pak kohë në Kongres dhe, natyrisht, ishte “pikturuar” si gjeneral, i kishte një palë grada mbi spaletat e tij.

Simbas, komenteve të njohësve të mirë amerikan, marrë kjo në kontekstet, atyre çfarë mund të nxjerrësh për të përgatitur një analizë pas -mandatit të parë, thuhet se : “ Trump, nuk kishte rekord politik, ose ushtarak. Pra, ishte pari në historinë e presidentve që vinte nga biznesi, dhe kishte një histori paqartësie, apo përplasjeje në shumë çështje. Atij qysh në fillim i mungonin rrënjët e thella në Partinë Republikane, ndërsa, pak persona të brendshëm të partisë - me çfarëdo prejardhjeje - mbështesnin kandidaturën e tij,” do të thoshte ndër të tjera Trucker Carlson i FoxNews, në një koment të tij.

Ai ndryshe, nga, të themi, Jeb Bush ose Ted Cruz, nuk mori as edhe një her mbështetjen e asnjë fraksioni partie, mendojnë tani strategjistët republikan. Ngase, ishte nacionalizmi i Trump, i cili provoi se kishte shumë tërheqje kontraverse, çka ndiikojë edhe te votuesit republikanë. Tump, nuk kishte burime e verteta të mbështetjes institucionale, të tilla si nga grupe strategjike, që mund të kishin formuluar ide politikash për administratën e tij. Sepse, shpesh i merrte vendimet “aty për aty”!

Fushata e gjatë nisi shumë bukur, dhe ishte mjaft premtuese për Trump, por se gjatë këtij viti të fundit të mandatit të tij, shpesh fushatës në tre muajt e fundit i mungonte fokusi dhe sigurisht ajo që ai nuk i vinte më përparësi zhvillimit të politikave sociale. Sidomos ashtu siç ishte rasti i fillim- vitit me Pandemia e Coronavirusit Covid – 19

Kur i dha më shumë përparësi zhvillimit të politikave sociale, megjithëse në kohë pandemie, dhe një lock down total, ekonomia dalngadal pësoi rritje, bizneset e vogla dhe të mesme u ndihmuan, ashtu si të papunët me paktën 3 trilion dollar(deri më 1 Shtator).

Trump, thanë anailstët e pavarur arriti të bëjë atë që në asnjë mënyrë mundet ta kishte bërë ndonjë president tjetër . Por, që në fund duket se gaboi sepse, “gjarpërit duhet ti biesh në kokë” thonë Amerikanët. E në këtë rast “Gjarpëri” ishin kundërshtarët e tij, demokratët, dhe radikalët e majt, të cilët i mirë shfrytëzuan gabimet e Trump, në fund të garës, dhe ndoshta dobësimin e tij edhe brenda partisë republikane!?

Gjithmonë, simbas analistëve, Trump duhej “godiste” të gjithë ata që nxitën grupet ekstremiste të majta, ANTIFA, e tjer, si dhe fraksionet brenda partisë republikane. Pra, të gjithë atyre që u dhan shancin “kundërshtarve” ti kundërviheshin Trumpit, deri me forma radikale, : shkatërrimin e sistemit, vjedhjen e palçiktjen e pronës private, rrëzimin e statujave dhe thyrjen e masave të mbylljes ndaj pandemisë. Duhej të tregohej më i ashpër institucionalisht, me ta që kryen sulmet brutale ndaj policisë, derisa e “gjunjëzuan” policinë në të gjithë vendin, me shkas se protestuesit kërkonin reforma. Por, çfarë reforme kërkonin protestuesit e ANTIFA, që organizuan protestat në të gjithë vendin, këtë as kush nuk e mori vesh as edhe sot.

Shumë figura politike, nga partia demokratike gjatë trazirave të grupeve ekstremiste, thuhet se mund të kenë supozuar se Trump do të humbiste. Trump, duhet ta kishte kuptuar heret, qysh në fillim kur nisën protestat shkatërruese, me vrasjen e George Flloid. Njerëzit, më të afërt të tij, nuk u shqetësuan se çfarë dëmi po i sillte presidentit Trump, në këtë kohë pandemie përhapja në të gjithë vendin e protestive, dhe kur u pa hapur se shumicën e mediave(80%) i, kishte kundra.

Mirëpo, analistët mendojnë se Trump, mund të kishte qeverisur në një mënyrë shumë të ndryshme, sesa presidentët e fundit republikanë. Ngase, ai është presidenti i parë që nga Herbert Hoover që përçmon hapur tregtinë e lirë, në një pozicion që e vë atë në kundërshtim me shumicën e ekspertëve të politikës republikane (megjithëse e harmonizon atë me shumicën e votuesve republikanë).

Politika e tij e jashtme dukej si një grumbull heterodoks izolimi, që nuk po i binte “gjarpërit në kokë” pra Rusisë, Kinës e Venezueles. Pikëpamjet e tij mbi shtetin e mirëqenies ishin të përcaktuara keq, në politikën ndërkombëtare, ai dukej më mirë me një qeveri aktiviste sesa një me një administrat konservatore republikane në politikën e jashtme.

Kështu që, ai sigurisht dukej se preferonte një lloj paternalizmi sesa mbështetja në tregun e lirë, edhe më ndërkombëtarët.

Donald Trump, gjithnjë e më shumë dukej se po qeveriste si një president konvencional republikan – Megjithëse, ai po tregonte shenja të paaftësisë dhe përbuzjes për normat qeverisëse. Ai po ruante “copëtimet” ekzistuese për çështje ekonomike dhe kulturore që përcaktojnë sistemin partiak, në SHBA, ndërsa shtoi një të re të bazuar në imigrim dhe racë.

Republikanët, që kishin qenë tashmë në prirje në një drejtim kufizues të imigracionit për rreth një dekadë - duke iu kthyer revoltës së kongresit kundër "amnistisë" së George W. Bush,iu kthyen edhe Trumpit.

Sepse, relativisht, nuk ishte e lehtë për Trump, që të impononte vullnetin e tij mbi imigracionin; kur shumë mund të bëhej përmes veprimit ekzekutiv, dhe pak zona elektorale republikane do të mërziteshin nga një valë dëbimesh. Kur dihet se në të gjithë botën, ka shumë parti politike të qendrës së djathtë që mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj imigracionit, por janë në pushtet.

Trump, kryesisht gjatë këtij mandati i patë dhënë përparësi pikave më tradicionale republikane në axhendën e tij, dhe për të folur drejt premtimet kryesore i mbajti deri në fund. Një arritje e tij kryesore, e tij, ka qenë konfirmimi i Neil Gorsuch në Gjykatën e Lartë. Si edhe emrimi për gjyqtare të Gjykatës Supreme, Amy Coney Barrett, një arritje tjetër për republikanët(6-3).

Mendohet se humbja e tij më e madhe, gjatë mandatit ka qenë dështimi i Aktit Amerikan të Kujdesit Shëndetësor - Rezultati ishte poshtërues i viteve të luftës së GOP kundër Aktit të Kujdesit të Përballueshëm. Komentohet, po ashtu se Buxheti i Trump, u shkrua nga një drejtor i OMB-së, i marrë nga Grupi i Lirisë së Dhomës së Përfaqësuesve dhe me shkurtimet e saj drakoniane në shpenzimet e brendshme, e cila tani lexohet pothuajse si një karikaturë e qeverisjes konservatore. Ndërkohë, që disa nga propozimet e tij ekonomike ishin të rënda për uljen e taksave dhe derregullimin.

Në politikën e jashtme, ndërrimet e tij të papritura në Siri, NATO, “sjelljet” me Kinë e Venezuelen, të cilat kanë qenë kryesisht në drejtim të konservatorve në GOP, nuk ecën si duhet në mandatin Trump. Në të kundërt, populizmi i tij ka qenë pothuajse tërësisht i kufizuar në retorikën Republikane, por që vërtet i duhej një Donald Trump, që ta ri-ngjallte atë.

Pse administrata e Trump ka qenë kaq ideologjike konvencionale?

Trumpizmi, pohojnë analistët mund të jetë ose jo një filozofi koherente, por sigurisht që i mungoi një infrastrukturë e aftë për të qeverisur, e çuar deri në fund atë. Trump nuk tregoj asnjë shenjë se di shumë për politikën publike, dhe atë të jashtme. Këshilltari i tij më polarizues, Steve Bannon, strategjistë në fillim në hartimin e ideve politike të besueshme, u “braktisë” nga Trump, në gjysmë të rrugës. Një propozim i nënshkruar i Bannon, në atë periudhë dihet se ishte urdhri ekzekutiv i ndalimit të udhëtimit që synonte vendet kryesisht myslimane, i cili zemëroi njerëzit në të gjithë spektrin ideologjik dhe më pas u bllokua nga gjykatat.

Ttump përdori shumë pak komunitetet nga mbarë bota, Europa, Afrika dhe Azia, sidomos ato nga vendet ish komuniste për asitencë partiake të ekspertizës – Ai nuk e gjeti si duhet veten te mediat e djathta edhe në SHBA. As te shërbimi civil, i brendeshem ose komuniteti i politikës së jashtme në kongres, ndoshta sepse ai u mundua të dukej me ata si i natyrshëm armiqësorë ndaj botëkuptimit të tij. Por ai duket se i besojë vetëm – vetvetes e jo aq shumë GOP në ideologji dhe kulturë profesionale.

Por pothujase të gjithë analistët e komentatorët politik, tani e shohin në çdo këndshikim administratën e Trump, se ajo ka qenë natyrisht republikane në politikat e tij, por që ajo nuk rezultoi e aftë për ti çuar në fund konservatorizmin Republikan . Megjithëse ka shumë merita të padiskutueshme, në atë që do të hyjë në historinë e Presidenteve amerikanë me “Trumpizmin”

Duhet pranuar, se edhe presidentëve të tjerë republican, u ka munguar njohuria e hollësishme e politikave si “Ronald Reagan dhe George W. Bush”, por se ata thuhet se ishin në gjendje t'u drejtoheshin vartësve për mbështetjen e politikës.

Ndërkohë që Shtëpisë së Bardhë të Trumpit, në këtë mandat i mungoi shumë një aparat politik, i kohës Ronald Reagan. Të emëruarit e tij, veçanërisht në arenën e politikës së brendshme, kanë munguar kryesisht në përvojën e qeverisë. Pozicione të shumta të nënkabinetit mbeten të paplotësuara deri në fund të mandatit- Ai pati më shumë një “recetë” me më shumë lëvizje dhe mospërputhje sesa "dekonstruksioni i shtetit administrativ".

Tani mbetet për të pare se cila mund të jetë trashëgimia e Donald Trump për GOP? .

Të shohim Trumpin, nëse do të nisë një fushatë për President 2024, që mendohet se ai ndoshta do të vazhdojë të ndjekë politikat që i përshtaten konservatorizmit republikanë. Dhe a do të do të mbetet po aq popullor Donald Trump, që ka marrë tani afro 75 milion vota.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat