Rrëfimi i infermieres amerikane e cila humbi bashkëshortin dhe nënën nga COVID-19

Amerika

Rrëfimi i infermieres amerikane e cila humbi bashkëshortin dhe nënën nga COVID-19

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:02
Lizanne Jennings

Infermierja amerikane nga Oklahoma City, Lizanne Jennings, kishte ngushëlluar bashkëshortin e saj Dennis në momentet e fundit të jetës së tij, pasi ishte infektuar me COVID-19, shkruan CNN.

“A je i gatshëm për paqe”, e kishte pyetur ajo partnerin në natën e 23 nëntorit.

Por, ai kishte dhimbje të mëdha dhe në një moment Jennings ia kishte bërë me dije se nëna është mirë, dhe se ajo është kthyer në shtëpi.

“Mjekët i dhanë morfinë dhe Ativan. U ktheva kah ai dhe fillova ta ledhatojë dhe t’i them se e dua shumë – është interesant se edhe ai më tha se më do. Në ato momente i thash se tani është i lirë të shkojë dhe se mund të gjejë paqen më në fund”, filloi rrëfimin infermierja amerikane, duke pranuar se nuk ia kishte treguar të vërtetën për të ëmën.

Pa kaluar 30 minuta, ai mori frymë për herë të fundit dhe mbylli sytë përgjithmonë. Në anën tjetër e ëma e saj Linda, e cila gjithashtu ishte infektuar me COVID-19, kishte ndërruar jetë tri ditë më herët.

“Është shumë rëndë”, tha Jennings në një intervistë për CNN, duke pranuar se e kishte shumë vështirë edhe pse e kishte afër të birin Brayden.

“Kur ndalem dhe vajtoj humbjen e bashkëshortit e kuptoj se e kam humbur edhe nënën”, shtoi Jennings, që pranoi se vdekja e më të dashurve  i ka thyer dhe bërë djemtë e saj të ndihen si të “fundosur” në det.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat