Florida legalizon kanabisin

Amerika

Florida legalizon kanabisin

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan ka miratuar një draft që dekriminalizon për herë të parë kanabisin në nivel kombëtar.

Drafti bën thirrje për heqjen e kësaj lënde nga lista e substancave të ndaluara dhe anulimin e disa dënimeve federale.

“Po e votoj këtë ligj sepse qeveria federale ka gënjyer popullin e këtij vendi mbi marijuanën për breza me radhë. Kemi parë një gjeneratë, sidomos tek të rinjtë me ngjyrë, të burgoset për shkelje që nuk duhet të kishin çuar në burgim apo çfarëdoqoftë”, deklaroi Matt Gaetz, ligjvënës republikan në Florida.

“Legalizimi do të krijojë të ardhura nga taksat. Por me çfarë kostoje do të fillojmë të legalizojmë më pas kokainën? Marijuana është drogë fillestare, të jeni të sigurt. Ajo çon në përdorimin e drogave të tjera të rrezikshme”, tha Greg Murphy, ligjvënës republikan në Karolinën e Veriut.

Marijuana nuk është më vetëm për shtetet republikane. Zgjedhjet e vitit 2020 ndihmuan të provonin se sa gjerësisht ajo është e përhapur për qëllime rekreative në Shtetet e Bashkuara.

Premtimet për legalizimin e saj çuan në fitore në shtete si Arizona, Nju Xhersi, Montana dhe Dakota e Jugut.

Aktualisht, 15 shtete kanë kaluar ligjet për marijuanën rekreative dhe 36 shtete të tjera kanë ligje për marijuanën mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat