Kanadaja zgjedh Moderna-n/ Qeveria dyfishon porosinë e vaksinave anti-Covid

Amerika

Kanadaja zgjedh Moderna-n/ Qeveria dyfishon porosinë e vaksinave anti-Covid

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:46
Kanada

Nga 20 milionë doza vaksine, qeveria kanadeze dyfishoi porosinë e vaksinës së koronavirusit në 40 milionë doza.

Të hënën, kompania Moderna njoftoi lajmin, ku ndër të tjera u bë me dije se dërgesat e vaksinës së saj në Kanada mund të fillojnë sa më shpejt këtë muaj, nëse ato miratohen përgjatë muajit dhjetor.

Po ashtu, kompania njoftoi se furnizimi në Kanada do të vinte nga kapaciteti europian i prodhimit të vaksinave.

“Furnizimi me vaksina në Kanada do të burojë nga kapaciteti evropian i prodhimit Moderna,” thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar ka bërë gjithçka gati për të nisur fushatën e vaksinimit në masë të popullatës ndaj koronavirusit të ri, me dozat e prodhuara nga Pfizer dhe BioNTech.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat