Policia arrestoi 158 persona në një ndejë private në Kaliforni: Nuk respektuan masat anti COVID-19

Amerika

Policia arrestoi 158 persona në një ndejë private në Kaliforni: Nuk respektuan masat anti COVID-19

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 20:32
Foto

Policia e Kalifornisë arrestoi 158 persona dhe shpëtoi disa viktima të trafikimit seksual.

Ditë pasi u zotuan të shënjestronin ngjarjet super përhapëse të coronavirusit, sherifi i qarkut Los Angelesit, Alex Villaneuva njoftoi 158 arrestime të lidhura me një ndejë nëntokësore në Palmdale.

Policët prishën një ndejë në një shtëpi private, tha Sherif Alex Villanueva, duke e quajtur ngjarjen “një shkelje flagrante të rendit shëndetësor”, raporton cnn.

Zyrtarët kapen edhe gjashtë armë zjarri në vendngjarje gjersa shpëtuan një vajzë 17-vjeçare për të cilën raportohet se ishte shfrytëzuar seksualisht.

Ndryshe, policia arrestoi 120 të rritur dhe 38 të mitur, duke përfshirë të gjithë rrjetin organizues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat