Autoritetet e SHBA-së ekzekutuan dy persona këtë javë

Amerika

Autoritetet e SHBA-së ekzekutuan dy persona këtë javë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 16:33
SHBA

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ekzekutuar një burrë i dënuar për vrasjen e vajzës së tij, 20 vjet më parë.

BBC-ja raporton se Alfred Bourgeois, u ekzekutua nga injeksioni vdekjeprurës të premten, pas ekzekutimit të Brandon Bernardit, që u krye të enjten.

Deri në përfundim të mandatit të presidentit Trump janë planifikuar edhe tri ekzekutime të tjera.

Për 17 vjet, ekzekutimet në SHBA kishin pauzuar, deri kur Trump urdhëroi rifillimin e tyre.

Nëse edhe tri të tjerat përfundojnë sipas vendimit të prerë, Trumpi do të jetë presidenti që ka “mbikëqyrur” më së shumti ekzekutime në SHB në më tepër se një shekull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat