Super-rrokaqielli i së ardhmes: Ndërtesa ekologjike e dizajnuar që të “thithë” ndotjet nga ajri

Amerika

Super-rrokaqielli i së ardhmes: Ndërtesa ekologjike e dizajnuar që të “thithë” ndotjet nga ajri

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 11:26
Super-rrokaqielli me 160 kate është destinuar për qytetin e Nju-Jorkut,

Super-rrokaqielli me 160 kate është destinuar për qytetin e Nju-Jorkut, i dizajnuar që të “thithë” ndotjet nga ajri.

Ndërtesa e lartë 737 metra ul emetimin e karbonit nga atmosfera.

Sipas projektit, pirgu i banimit i quajtur Mandragora ka 36 turbina ajri, 1.600 trungjepemësh, mure bimore në sipërfaqe prej 24.500 metrash katrorë dhe 7.000 me katrorë fasadë të cilat prodhojnë energji diellore.

Image

Objektin, i cili do të ndërtohet në ishullin Ruzvelt, e ka projektuar Studioja arkitektonike Rescubika, e cila selinë e ka në Paris.

“Arkitektura e lakuar ka për qëllim të stimulojë marrëdhënien e njerëzve me natyrën dhe do të shërbejë si përkujtues që patjetër duhet ta ruajmë ambientin jetësor në mënyrë që të jetojmë në simbiozë me Tokën”, ka thënë zëdhënësi i kësaj studioje.

“Projekti paraqet propozimin se si qytetet deri në vitin 2050 do të mund të zvogëlojnë neutralitetin e arritur të karbonit”, ka shtuar Studioja. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat