Protestuesit pro-Trump dhe grupet kundërshtare përplasen në Uashington

Amerika

Protestuesit pro-Trump dhe grupet kundërshtare përplasen në Uashington

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:02
Foto

Grupet konservatore që pretendojnë pa prova se zgjedhjet e 3 nëntorit u vodhën nga presidenti, Donald Trump organizuan protesta në të gjithë vendin të shtunën, njëri prej tyre në Uashington u shndërrua në të dhunshëm në disa raste ndërsa policia shpërtheu në përleshje sporadike.

Organizatorët e “Stop The Steal”, të lidhur me operativin pro-Trump, Roger Stone dhe grupet e kishës u kërkuan mbështetësve të marrin pjesë në “Marshimet e Jerichos” dhe tubimet e lutjeve.

Por grupet e protestuesve pro-Trump “Djemë krenarë” dhe kundër-protestuesit “Antifa” u përleshën në qendër të Uashingtonit. Policia hyri shpejt për t’i ndarë ata, duke përdorur gazlotsjellës mbi anëtarët e të dy palëve, thanë dëshmitarët e reuters.

Rreth 200 anëtarë të Djemve Krenarë, një grup i dhunshëm i ekstremit të djathtë, ishin bashkuar marshimeve më herët pranë hotelit Trump. Shumë kishin veshur veshje luftarake, këmisha të zeza e të verdha si dhe jelekë balistikë, mbanin helmeta dhe sinjale dore të ndezura të përdorura nga nacionalistët e bardhë.

Protesta u mbajtën gjithashtu në komunitete të tjera rreth vendit, duke përfshirë Atlanta, Georgia, një shtet tjetër ku fushata e Trumpit ka kërkuar të përmbysin fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale amerikane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat