Biden dhe Trump duhet të vaksinohen, thotë këshilltari kryesor i programit të vaksinave në SHBA

Amerika

Biden dhe Trump duhet të vaksinohen, thotë këshilltari kryesor i programit të vaksinave në SHBA

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 00:33
Biden dhe Trump

Pas komenteve të ekspertit Anthony Fauci, Moncef Slaoui, këshilltari kryesor i programit Operation Warp Speed, thotë se presidenti i zgjedhur Joe Biden duhet të vaksinohet.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që udhëheqësit tanë – ata që do të largohen si dhe ata që vijnë – të jenë të mbrojtur. Unë mendoj presidenti Trump dhe presidenti i zgjedhur Biden, të dy janë pjesë e grupmoshës më të lartë dhe për këtë arsye mund të jenë më të rrezikuar, kështu që, po, mendoj se ata duhet të vaksinohen”, u shpreh ai.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, bazuar në deklaratën e tij kjo gjithashtu do t’i tregonte publikut se ata i besojnë vaksinës.

Ditë më parë SHBA-ja miratoi vaksinën e Pfizer-BioNTech për përdorim emergjent, vaksinimet e para filluan nga e hëna.

Gjatë ditës së sotme rregullatori shëndetësor deklaroi se vaksina e Moderna-s është e sigurt dhe efektive, duke i hapur rrugën edhe vaksinës tjetër për miratim. /Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat