Rekord i ri rastesh dhe viktimash nga COVID-19 në ShBA

Amerika

Rekord i ri rastesh dhe viktimash nga COVID-19 në ShBA

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Numri ditor i infektimeve të reja dhe viktimave arriti sërish shifra rekord në SHBA.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 247 403 infektime të reja dhe 3 656 të vdekur si pasojë e COVID-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins (JHU) të Baltimores.

Vlera më lartë para kësaj me 233 133 raste të reja dhe 3 306 të vdekur ishte regjistruar më 11 dhjetor, raporton ATSh.

Në total 16,9 milionë persona janë infektuar me COVID-19 më vendin me rreth 330 milionë banorë.

Që prej fillimit të pandemisë, më shumë se 307 500 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Në terma absolut, këto janë shufrat më të larta se pjesa tjetër e botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat