ShBA-ja do t’u kërkojë test negativ të koronavirusit të gjithë udhëtarëve nga Britania

Amerika

ShBA-ja do t’u kërkojë test negativ të koronavirusit të gjithë udhëtarëve nga Britania

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 08:22
Ilustrim

Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të kërkojë test negativ të koronavirusit nga të gjithë udhëtarët që vijnë me aeroplan nga Britania e Madhe. Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë.

Vendimi u mor nga Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe ishte në kundërshtim me paralajmërimin e mëhershëm të administratës në largim se nuk ka ndonjë plan për kërkimin e testit negativ nga udhëtarët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar.

Ky vendim erdhi si urgjencë pas paraqitjes së një varianti të ri e shumë ngjitës të koronavirusit në Britaninë e Madhe, i cili i ka shtyrë shumë shtete që t’ua mbyllin kufijtë britanikëve, shkruan Reuters.

Të enjten, kompanitë ajrore “United Airlines” dhe “Delta Air Lines” thanë se janë duke kërkuar test negativ të koronavirusit nga të gjithë udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe.

Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se udhëtarët duhet të paraqesin test negativ të llojit PCR ose test të antigjeneve. Ky organ e theksoi faktin se varianti i ri i virusit që është shfaqur në Britani mund të jetë deri në 70 për qind më ngjitës se variantet e mëparshme.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga pandemia. Ditëve të fundit, atje janë regjistruar mesatarisht nga tre mijë viktima në çdo 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat