Fauci paralajmëron valë të re të coronavirusit në SHBA

Amerika

Fauci paralajmëron valë të re të coronavirusit në SHBA

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 22:37
Anthony Fauci

Vaksinimi masiv i amerikanëve mund të fillojë në muajin mars të vitit të ardhshëm, tha eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci.

Mjeku gjithashtu i bëri thirrje presidenti në largim të SHBA-së, Donald Trump që të vaksinohet, raporton cnn.

Doktori beson se midis 70 dhe 75 për qind e amerikanëve duhet të vaksinohen në mënyrë që të imunizojnë popullsinë.

“Aktualisht, ne vaksinojmë ata që janë në vijën e frontit, të cilët kryesisht merren me pacientë, mjekë dhe punëtorë mjekësorë, pastaj kalojmë te ata që i përkasin grupeve të rrezikut, por për të ardhur në përfundimin se të gjithë mund të vaksinohen, se nuk ka pse të ketë çfarë përparësie, mendoj se do të jetë marsi ose prilli i vitit 2021″, tha shefi i epidemiologjisë amerikane.

Fauci, i cili mbushi 80 vjet ditë më parë, beson se Amerikën “po e pret ditë më të këqija” pas pushimeve.

“Ne mund të shohim që pas Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, një valë të re. Ne jemi në një situatë shumë kritike për momentin. Dhe është e vështirë të parandalosh njerëzit që të mblidhen për pushime”, pohoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat