Piktura murale nderon punonjësit e mjekësisë

Amerika

Piktura murale nderon punonjësit e mjekësisë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 06:37
Ilustrim

Një pikturë murale në Santa Monica të Kalifornisë po merr format e saj. Kjo pikturë nderon punën e bërë nga punonjësit mjekësorë të vijës së parë të frontit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Piktura është porositur nga kompania mjekësore Barcu Uniforms dhe organizata jo-fitimiprurëse Beatify Earth, e cila krijon galeri publike në natyrë.

Samir Arghandwall, i njohur gjithashtu si artisti i rrugës Samir Evol, e filloi pikturën me 14 dhjetor dhe ka në plan ta përfundojë atë nga fillimi janarit. Në pikturë paraqiten katër infermierë të etnive të ndryshme së bashku me mesazhin “Ju Sillni Shpresë”.

“Është në nderim të punonjësve të kujdesit shëndetësor që vënë jetët e tyre në rrezik çdo ditë që nga fillimi i pandemisë. Përpiqemi të gjejmë pak shpresë dhe ky është mesazhi i kësaj pikture, “Ju Sillni Shpresë”.

Autori thotë se njerëzit i shohin punonjësit e mjekësisë si superheronj sepse rrezikojnë jetët e tyre për të shpëtuar të tjerët. Piktori thotë se do të punojë edhe gjatë festave, përfshi Krishtlindjen, që të përfundojë pikturën murale. Ai është veçanërisht i përkushtuar që fytyrat në pikturë t’i përshtaten realitetit sa më shumë që të jetë e mundur.

“Vetëm mund ta imagjinoj sa të lodhur janë ata në punën e tyre të përditshme, ndaj doja të kapja emocionin që përhap piktura. Sikurse ajo në qoshe, ajo është e gatshme, është e përgatitur të shkojë në luftë, të ndihmojë njerëzit e tjerë”.

Kalifornia është ndër shtetet më të goditura në Shtetet e Bashkuara. Piktura murale, që nderon punonjësit e mjekësisë, pritet të përfundohet në ditët e para të vitit që po vjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat