Reagon Pence, ka një thirrje për demonstruesit pro-Trump

Amerika

Reagon Pence, ka një thirrje për demonstruesit pro-Trump

Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:28
Mike Pence

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, ka bërë ftesë që t’i jepet fund dhunës dhe që njerëzit t’i respektojnë ligjet.

Ai ka ftuar demonstruesit që janë futur në ndërtesën e Kongresit Amerikan, raporton CNN.

“Dhuna dhe shkatërrimi në US Capitol duhet të ndalen që tani”, ka thënë Pence.

“Secili i përfshirë duhet t’i respektojë zyrtarët e zbatimit të ligjit që të largohet menjëherë nga ndërtesa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat