​Përfundon protesta e mbështetësve të presidentit Trump në godinën e Kongresit amerikan

Amerika

​Përfundon protesta e mbështetësve të presidentit Trump në godinën e Kongresit amerikan

Më: 7 janar 2021 Në ora: 00:10
Përfundon protesta

Përfundon protesta e mbështetësve të presidentit Donald Trump në godinën e Kongresit amerikan ku po mbahej seanca për certifikimin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Mbështetësit e Trump hynë me dhunë në godinën e Kongresit dhe qëndruan aty për disa orë.

Si pasojë e përplasjeve me policinë u regjistruan të lënduar në radhët e efektivëve dhe protestuesve.

Mediat raportuan dhe për të lënduar me armë zjarri, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden i konsideroi këto ngjarje një sulm ndaj demokracisë, ndërsa Donald Trump doli shumë vonë pasi incidentet kishin nisur dhe iu kërkoi mbështetësve të tërhiqen në paqe në shtëpi. Protesta të ngjashme raportohen të jenë mbajtur dhe në shtete të tjera të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat