Raphael Warnock, senatori i parë afro-amerikan në historinë e Xhorxhias

Amerika

Raphael Warnock, senatori i parë afro-amerikan në historinë e Xhorxhias

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:14
Demokrati Raphael Warnock

Demokrati Raphael Warnock është fituesi i parashikuar i njërës prej dy garave për Senatin zhvilluar të martën në Xhorxhia, gara që më 3 nëntor përfunduan në balotazh. Kjo e bën atë afro-amerikanin e parë në historinë e këtij shteti që zgjidhet për të qenë anëtar i Senatit amerikan. Zoti Warnock, i cili mundi senatoren republikane në detyrë Kelly Loeffler, është një pastor i kishës së Atlantës ku ka predikuar udhëheqësi amerikan i të drejtave civile Martin Luther King Jr. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Mariama Diallo na sjell një profil të zotit Warnock.

Fitorja e parashikuar në Xhorxhia e Raphael Warnock, e një prej dy garave për Senatit që përfunduan në balotazh më 3 nëntor, e bëjnë atë senatorin e parë afro-amerikan në historinë e shtetit jugor.

"Vij para jush sonte si një njeri që e di se udhëtimi i pabesueshëm që më çoi në këtë vend, në këtë moment historik në Amerikë, mund të ndodhte vetëm këtu. Na u tha që nuk mund t'i fitonim zgjedhjet, por sonte e provuam atë me shpresë, punë të palodhur. Me njerëzit pranë nesh, gjithçka është e mundur", tha Raphael Warnock, Senati amerikan

Fitorja e zotit Warnock është një ndryshim i jashtëzakonshëm politik për Xhorxhian, që tradicionalisht është parë si një shtet republikan.

Balotazhi i së martës u zhvillua ndërsa shteti dhe pjesa tjetër e kombit po përpiqen të vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit që u ka marrë jetën rreth 360 mijë njërëzve. Në fjalimin e tij të fitores, zoti Warnock iu referua vështirësive të shkaktuara nga pandemia.

"Dua t’u them të gjithëve atyre që po luftojnë….pavarësisht nëse kanë votuar për mua ose jo; unë ju dëgjoj dhe ju shoh. Dhe çdo ditë që do të jem në Senatin e Shteteve të Bashkuara, do të luftoj për ju", tha ai.

Premtimi i tij për të punuar për të gjithë pasqyron tiparet e karakterit të zotit Warnock që janë vënë re gjatë gjithë jetës së tij, thotë Fred Hicks, një analist politik me bazë në Atlanta.

“E para ai është një njeri ku mund të gjesh veten, e dyta; fakti që ai është pastor në kishën e Dr. King-ut është një kujtesë për njerëzit se ai është realisht një urë nga brezi i të drejtave civile, në brezin aktual", thotë Fred Hicks, analist politik.

Zoti Warnock ndjek gjurmët e 10 senatorëve të tjerë afro-amerikanë, duke filluar nga Hiram Rhodes Revels i Misisipit, i cili u bë senatori i parë me ngjyrë në Amerikë në 1870. Në kohët moderne, të tjerë përfshijnë Carol Mosely Braun, Tim Scott, Corey Booker, Barack Obama dhe Kamala Harris.

"Ai do të duhet të ndjekë gjurmët e trashëgimisë së njerëzve si Barack Obama i cili shërbeu në Senat dhe e dyta ka një presion të madh sepse sapo një afro-amerikan zgjidhet në Senat, sikurse Barack Obama apo Kamala Harris, njerëzit automatikisht e lidhin atë me hapin tjetër të madh, me presidentin", thotë zoti Hicks.

Në planin afatshkurtër, ai përballet me një tjetër sfidë, thotë Andra Gillespie e Universitetit Emory.

"Sfida më e madhe dhe e menjëhershme për senatorin e zgjedhur Warnock është fakti që ai po plotëson mandatin e papërfunduar të Johnny Isaacson, senatorit të mëparshëm; ai duhet të kandidojë për këtë post sërish pas dy vitesh. Pra, sfida më e madhe me të cilën ai duhet të përballet është se ai duhet të përgatisë menjëherë fushatën për të rikandiduar".

Zoti Warnock u lind dhe u rrit në Xhorxhia dhe ka ndjekur studimet në kolegjin Morehouse të Atlantës, një kolegj historik për burra i arteve liberale. Më vonë ai mbrojti dhe doktoraturën në teologji, në një kolegjet amerikane që përgatisin pastorë të rinj, (Union Theological Seminary)./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat