Reagon sërish Mike Pence: Pas gjithë atyre gjërave që kam bërë për Trump

Amerika

Reagon sërish Mike Pence: Pas gjithë atyre gjërave që kam bërë për Trump

Më: 7 janar 2021 Në ora: 20:17
Mike Pence

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka reaguar me zemërim pasi protestuesit pushtuan godinën e Kapitolit dhe u turrën nëpër zyra dhe korridore duke e kërkuar atë.

Disa prej tyre e quanin tradhtar, për shkak të qëndrimit që kishte mbajtur më herët, kur tha se nuk mund të ndalonte fitoren e Joe Biden.

“Pas gjithë atyre gjërave që kam bërë për Trump”, raportohet të ketë dhënë Pence i zemëruar.

Pence ka qenë vazhdimisht në krah të Trump për katër vite. Zemërimin e tij për qëndrimin e Trump një ditë më parë ai ia ka shprehur mikut të ngushtë, senatorit James Inhofe.

“Nuk e kam parë Pence kurrë më të zemëruar. Pata një bisedë të gjatë me të. Më tha: pas gjithë këtyre gjërave që kam bërë për Trump”.

E mërkura ishte një pikë kthese në marrëdhëniet mes Pence dhe Trump.

Ky i fundit vazhdoi ta sulmojë Pence edhe pse ai ishte izoluar brenda në Kapitol në një strehë të sigurt, teksa protestuesit e dhunshëm po e kërkonin.

“Ku je Pence, dil këtu përpara,” thërrisnin disa, duke u rënë tavolinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat