Publikohet videoja e fundit e postuar nga mbështetësja e Trumpit, pak para se ajo të vritej

Amerika

Publikohet videoja e fundit e postuar nga mbështetësja e Trumpit, pak para se ajo të vritej

Më: 8 janar 2021 Në ora: 09:21
Ashli Babbitt

Protestuesja e cila u qëllua dhe u vra ndërsa po “sulmonte” ndërtesën e Kongresit në SHBA, ndau emocionet e saj në një video në Facebook disa momente para konfrontimit të saj fatal me policinë.

Sipas Daily Mail, Ashli Babbitt, një veterane 35 vjeçare e Forcave Ajrore dhe mbështetëse e ashpër e Donald Trump, vdiq nga një plagë me armë në gjoks pasi ajo u bashkua me dhjetëra protestues që hynë në Capitol për të protestuar për fitoren e Joe Biden në zgjedhje.

Por vetëm disa minuta më parë, Babbit ndau një video të saj duke marshuar drejt ndërtesës historike pasi shikoi tubimin ku Trump inkurajoi mbështetësit e tij të shkaktonin trazira, shkruan më tej Daily Mail.

Ajo u shpreh e lumtur me ‘turmën’ përreth saj, për të cilën tha se përfshinte ‘rreth tre milionë njerëz’.

Ajo përfundoi klipin e shkurtër duke deklaruar: ‘Zoti i bekoftë patriotët amerikanë’.

Por, siç shkruan më tej Daily Mail, përkundër pretendimit të Babbit se miliona njerëz po merrnin pjesë në marshim, fotot dhe imazhet nga vendi i ngjarjes treguan vetëm disa mijëra njerëz, transmeton telegrafi.

Videoja shënoi herën e fundit që Babbit iu drejtua ndjekësve të saj të mediave sociale para se ajo të vritej brenda në Capitol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat