A mund të kandidojë sërish për president Donald Trump?

Amerika

A mund të kandidojë sërish për president Donald Trump?

Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:32
Donald Trump

Po, Donald Trump mundet të kandidojë për zgjedhjet presidenciale amerikane. Vetëm fajësimi nuk është i mjaftueshëm për të ndaluar një president të kandidojë për Zyrën Ovale.

Por ka një përjashtim. Pas fajësimit në Dhomën e Përfaqësuesve, atëherë do të duhet të dënohet në një gjyq të Senatit, ku senatorët mund të mbajnë një votim shtesë nëse do ta ndalojnë atë në mënyrë të qartë për të kandiduar përsëri, raporton bbc.

Ky votim do të kërkonte vetëm një shumicë të thjeshtë në Dhomën e Pëfaqësuesve si në rastin e fajësimit.

Ndryshe, Dhoma e Përfaqësuesve sapo ka votuar për të fajësuar Donald Trumpin për herë të dytë.

Kjo e ka bërë republikanin të vetmin president amerikan që është fajësuar dy herë brenda katër vjetëve. Rezoluta kaloi 232 në 197.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat