Meksikë, gjenden trupat e 12 personave të ekzekutuar

Amerika

Meksikë, gjenden trupat e 12 personave të ekzekutuar

Më: 20 janar 2021 Në ora: 10:17
Meksika

Në rajonin Veracruz në juglindje të Meksikës u gjetën trupat e 12 personave të ekzekutuar.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, në një deklaratë nga Prokuroria e rajonit thuhet se janë gjetur kufomat e 12 personave pas një përleshjeje të armatosur mes bandave në qytetin Las Choapas.

Më tej bëhet e ditur se trupat i janë dorëzuar familjeve pas inspektimeve të para të kryera mbi kufomat.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka filluar një hetim gjithëpërfshirës.

Sipas të dhënave nga Sekretaria Ekzekutive e Sigurisë Publike Kombëtare, mësohet se gjatë periudhës janar-nëntor në po të njëjtin rajon kanë humbur jetën 31 persona gjatë përleshjeve mes grupeve të armatosura.

Në Meksikë që nga fillimi i vitit e deri tani në rajone të ndryshme të vendit kanë humbur jetën 24 persona nga sulmet e armatosura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat