Joe Biden betohet si president i SHBA-së

Amerika

Joe Biden betohet si president i SHBA-së

Më: 20 janar 2021 Në ora: 17:52
Joe Biden

Joe Biden është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një ceremoni të pazakontë për shkak të masave anti-COVID dhe për shkak të masave të sigurisë si pasojë e protestave të dhunshme që ngjanë para disa javësh, Bideni merr udhëheqjen në një kohë të vështirë për vendin.

Bideni, tash 78-vjeçar, fitoi në zgjedhjet e nëntorit ndaj ish-presidentit Donald Trump, që ka refuzuar të pranojë humbjen.

Ai madje ka thyer traditën e gjatë amerikane duke refuzuar pjesëmarrjen në inaugurimin e pasuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat