SHBA regjistron mbi 178 mijë raste të reja me COVID-19

Amerika

SHBA regjistron mbi 178 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 21 janar 2021 Në ora: 09:49
Foto Ilustrim

SHBA vazhdon të raportojë shifra të larta të infeksioneve ditore me koronavirus.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 178,255 infeksione të reja me koronavirus të mërkurën, duke e çuar totalin në të paktën 24,434,283 që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

4,229 viktima të tjera të lidhura me virusin u raportuan gjithashtu të mërkurën – numri i dytë më i lartë ditor i vendit.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në SHBA tani qëndron në 406,001.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat