Poetja e inaugurimit Amanda Gorman, 22-vjeçarja që mori vëmendjen e botës

Amerika

Poetja e inaugurimit Amanda Gorman, 22-vjeçarja që mori vëmendjen e botës

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:53
Amanda Gorman

Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden, spikati interpretimi i poetes së re, Amanda Gorman. 22-vjeçarja me performancën e saj, bëri që gjithë bota të flasë për të. “The Hill ëe Climb”, (Kodra ku ngjitemi) ishte poezia e saj e fuqishme që bëri thirrje për unitet dhe bashkim, ndërsa Amerika hyn në një kapitull të ri, nën drejtimin e dyshes Biden-Harris.

“Ne pyesim veten se ku mund ta gjejmë dritën në këtë errësirë të pafundme? Ne kemi parë se si kombi jonë po shkatërrohej. Një përpjekje për të përçarë vendin dhe kjo përpjekje, pothuajse pati sukses. Por ndërsa demokracia mund të pengohet, kurrë nuk mund të mposhtet përgjithmonë “

Gorman e përshkroi veten si “një vajzë më ngjyrë, e dobët, e ardhur nga skllevërit dhe e rritur nga një nënë e vetme”.

“Ajo që unë me të vërtetë aspiroj në poezi, është të përdor fjalët e mia për të parashikuar një mënyrë që vendi ynë të mund bashkohet” tha poetja dhe aktivistja amerikane.

E lindur në Los Angeles në 1998, Gorman njihet edhe për rolin e saj si aktiviste në çështjet e shtypjes, feminizmit, racizmit dhe margjinalizimit, si dhe diasporës afrikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat