Biden synon ta mbajë Wray si drejtor të FBI

Amerika

Biden synon ta mbajë Wray si drejtor të FBI

Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:00
Jen Psaki

Presidenti i SHBA Joe Biden ka në plan të mbajë Christopher Wray në postin e drejtorit të FBI-së.

Kështu njofton CNBC sot, duke cituar burime nga Shtëpia e Bardhë.

Wray u emërua në një mandat 10-vjeçar nga ish-presidenti Donald Trump në vitin 2017.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, në konferencën e parë për shtyp të mërkurën, kur u pyet nëse Biden ka besim te Wray, ajo u përgjigj se nuk e ka diskutuar këtë çështje me presidentin e ri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat