Kush është zëdhënësja e Joe Biden, ja çfarë tërhoqi vëmendjen e mediave

Amerika

Kush është zëdhënësja e Joe Biden, ja çfarë tërhoqi vëmendjen e mediave

Më: 23 janar 2021 Në ora: 06:24
Jen Psaki

Jen Psaki është zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë dhe si duket provën e saj të parë me shtypin e kaloi me sukses.

Nga sa raportojnë mediat, 42-vjeçarja me origjinë nga Greqia u shfaq në podium për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe mori në këmbim komente pozitive

Që në momentin që ajo u fut në dhomë, ndryshimet ishin të qarta: Ajo mbante dy maska vënë dhe premtoi që të kthente të “vërtetën dhe transparencën” në marrëdhëniet e Shtëpisë së Bardhë me mediat.

Po ashtu, ajo pranoi pyetje nga thuajse çdo gazetar i pranishëm në sallë, përfshirë këtu edhe atë të Fox News.

“Unë e respektoj thellësisht rolin e shtypit të lirë dhe të pavarur”, tha Psaki, duke folur jashtë tekstit dhe me një zarf të rëndë plot me shënime përpara saj.

“Ne kemi një qëllim të përbashkët, i cili është të ndajmë informacione të sakta me amerikanët,” shtoi ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat