Blinken - diplomati që do t’i rindërtojë aleancat ndërkombëtare

Amerika

Blinken - diplomati që do t’i rindërtojë aleancat ndërkombëtare

Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:03
Antony Blinken

Senati amerikan ka konfirmuar Antony Blinken si sekretar të ri të Shtetit.

Blinken është një diplomat karriere dhe këshilltar i vjetër i presidentit Joe Biden.

Në këtë pozitë ai e pason Mike Pompeon, i cili ishte një nga anëtarët që shërbeu më së gjati në kabinetit e presidentit të mëparshëm, Donald Trump.

Si diplomat i lartë, Blinken do të ketë për detyrë rinovimin e diplomacisë amerikane dhe angazhimin global, pas katër vitesh të politikës së Trumpit "Së pari Amerika".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat