​SHBA, tregu i punës larg ringjalljes nga dëmet e pandemisë

Amerika

​SHBA, tregu i punës larg ringjalljes nga dëmet e pandemisë

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Niveli i papunësisë në SHBA shënoi rënie në janar dhe ekonomia ka rifilluar të krijojë vende pune, por me një ritëm të ulët, shenjë që pandemia po vazhdon të kufizojë aktivitetin ekonomik.

”Përqindja e papunësisë u ul në 6,3% nga 6,7% në nëntor dhe në dhjetor dhe 49 000 vende pune janë krijuar”, njoftoi Ministria amerikane e Punës.

Krijimet e vendeve të punës të vërejtura në janar janë një ndryshim i trendit pasi ekonomia pësoi humbje në dhjetor për herë të parë që nga prilli.

Analistët kishin pritur një normë të qëndrueshme të papunësisë në 6,7% dhe 50 000 vende të reja pune.

Ato sigurisht që janë një shenjë inkurajuese, por ritmi i ngadaltë i tyre sugjeron që tregu i punës është larg rikuperimit nga dëmet e shkaktuara nga pandemia.

“Në janar, krijimi i dukshëm i vendeve të punës në shërbimet e biznesit dhe në arsimin publik dhe privat u kompensua nga humbjet në hoteleri, tregtinë me pakicë, kujdesin shëndetësor, transport dhe logjistikë”, detajon ministria në një njoftim për shtyp. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat