Godet rrethojën mbrojtëse të urës dhe bie nga 22 metra lartësi, shoferi amerikan shpëton mrekullisht – autoritetet publikojnë pamjet

Amerika

Godet rrethojën mbrojtëse të urës dhe bie nga 22 metra lartësi, shoferi amerikan shpëton mrekullisht – autoritetet publikojnë pamjet

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Shoferi i një veture në Milwaukee të SHBA-ve, i mbijetoi përplasjes pavarësisht se ra nga 22 metra lartësi në një urë që lidh qytetet e mëdha amerikane.

Departamenti i Transportit në Wisconsin, ka publikuar pamjet e veturës që godet rrethojën mbrojtëse të urës dhe përfundon i përplasur në rrugë.

Ai bie nga 22 metra lartësi, por mrekullisht i shpëton vdekjes – edhe pse në shikim të parë dukej sikur nuk ka gjasa t’i shpëtojë më të keqes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, autoambulanca e ka dërguar me urgjencë në spital – ku pas intervenimit gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat