Kjo është hera e dytë që Trump shfajësohet në Senatin amerikan

Amerika

Kjo është hera e dytë që Trump shfajësohet në Senatin amerikan

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 22:20
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Senati amerikan ka shfajësuar ish-presidentin Donald Trump, për akuzat për "nxitje të kryengritjes" lidhur me protestat e dhunshme në Kongresin amrikan më 6 janar.

Gjatë votimit, 57 senatorë votuan që Trump të shpallej fajtorë dhe 43 votuan kundër. Shtatë republikanë votuan që ish-presidenti amerikan të shpallej fajtor.

Që Trump të shpallej fajtor për akuzat për nxitje të kryengritjes, duheshin 67 vota.

Kjo është hera e dytë që Trump shfajësohet në Senatin amerikan.

Në teori, ky votim i lejon Trumpit që të garojë sërish për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2024.

Gjyqi i dytë ndaj Trumpit nisi pasi Dhoma e Përfqësuesve, me kërkesën e demokratëve miratoi një artikull për gjykim, për nxitjen e kryengritjes.

Më pas çështja kaloi në Senat, ku demokratët dhe ekipi mbrojtës i Trumpit paraqitën argumentet e tyre për këtë çështje.

Më 13 shkurt, demokratët dhe ekipi mbrojtës i Trumpit paraqitën argumentet e tyre të fundit, por nuk arritën që të merren vesh lidhur me paraqitjen e dëshmitarëve që të japin dëshmitë e tyre.

Dëshmitarët pritej që të prolongonin votimin për fajësimin apo shfajësimin e Trumpit.

Gjatë kësaj seance, pati një situatë konfuze, pasi Senati lejoi që të dëgjohej dëshmia e ligjvënëses republikane, Jaime Herrera Beutler. Por, më pas demokratët dhe ekipi i Trumpit u pajtuan që dëshmia e saj të merrej me shkrim. Sipas dëshmisë, Beutler tha se lideri republikan në Dhomë e Përfaqësuesve, Kevein McCarthy i kishte thënë asaj që gjatë një bisede telefonike me Trumpin në ditën kur ndodhën trazirat në Kongres.

Sipas demokratëve, kjo telefonatë tregon se Trumpi ka qenë indiferentë ndaj dhunës në Kongres.

Avokatët e Trumpit kanë paraqitur argumentet e tyre më 12 shkurt, duke shfrytëzuar vetëm tri orë nga 16 sa kishin në dispozicion.

Të paktën 17 republikanë duhej të votonin, së bashku me të gjithë demokratët dhe të pavarurit, që të arrihet dy e treta e shumicës së kërkuar, që Trump të shpallej fajtor.

Liderin e pakicës, republikani Mitch McConnell ka votuar kundër fajësimit të Trumpit, ndonëse ai më herët kishte thënë se Trumpi ka “provokuar” turmën e protestuesve, të cilët sipas tij, janë “ushqyer me gënjeshtra”.

Gjatë tri orëve, mbrojtja e Trumpit më 12 shkurt, tha se demokratët nuk kanë treguar asnjë të dhënë që dëshmon se ish-presidenti ka nxitur trazirat dhe i ka akuzuar ata se ka përdorur gjyqin si pjesë e një përpjekje “për të eliminuar politikisht një kundërshtar”.

Ekipi i mbrojtjes së Trumpit mohoi se ish-presidenti ka nxitur trazirat, ku kanë vdekur të paktën pesë persona përfshirë edhe një zyrtar policor, duke argumentuar se gjyqi është nxitur nga “urrejtja” që kanë demokratët ndaj Trumpit.

“Urrejtja është në zemrën e përpjekjeve të menaxherëve të Dhomës së Përfaqësuesve të cilët fajësojë Donald Trumpin për akte kriminale”, tha avokati i Trumpit, Michael van der Veen said.

Van der Veen gjithashtu theksoi se kur Trumpi inkurajoi mbështetësit e tij që “të luftojnë si ferr” në një tubim të mbajtur pak para se të ndodhnin ngjarjet e dhunshme në Kongres, ishte “retorikë e zakonshme politike që praktikisht nuk dallon nga gjuha që është përdorur nga njerëzit në gjithë spektrin politik për qindra vjet”.

Ai gjithashtu ka shfaqur edhe disa video të anëtarëve të Kongresit të cilët përdorin fjalën “luftë” në fjalimet e tyre.

Avokatët e Trumpit po ashtu theksuan se në fjalimin e tij më 6 janar, Trump inkurajoi turmën që të sillej në “mënyrë paqësore” dhe ata po ashtu thanë se komentet e ish-presidentit mbi mosbesimin e tij ndaj rezultateve të zgjedhjeve, mbrohen si liri e shprehjes, që garantohet në Kushtetutën amerikane.

Demokratët e kundërshtojnë fuqishëm këtë pretendim, duke argumentuar se fjalët e përdorura nga Trumpi, përbëjnë nxitje të drejtpërdrejtë të dhunës. Gjatë prezantimeve të tyre në Senat, më herët gjatë kësaj jave, demokratët e cilësuan Trumpin si “nxitësin kryesor”, ku sipas tyre, ai fillimisht përhapi pretendime të rreme për mashtrime zgjedhore dhe më pas inkurajoi mbështetësit e tij që të vinin më 6 janar në Uashington dhe të sfidonin rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, 2020.

Pasi humbit zgjedhjet, Trumpi shpenzoi javë të tëra duke sfiduar rezultatin zgjedhor, por rastet që ekipi i tij solli në gjykatat në mbarë vendin, u hodhën poshtë.

Trumpi kishte mbajtur një fjalim para mbështetësve të tij, pak kohë para se Kongresi të niste certifikimin e votave të Kolegjit Zgjedhor. Ai po ashtu kishte inkurajuar nënpresidentin, Mike Pence që të refuzonte certifikimin e rezultateve, si përpjekje për të përmbysur rezultatin e 3 nëntorit.

Avokatët e Trumpit nuk kanë kundërshtuar se protestat në Kongres ishin të dhunshme, por ata thanë se këto akte janë kryer nga persona, që e shndërruan një protestë që ishte paraparë të ishte paqësore në të dhunshme. Ata thanë po ashtu se protestuesit kishin planifikuar që ngjarjet të ishin të dhunshme, para se Trump t’iu drejtohej mbështetësve të tij./REL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat