​Pelosi kërkon komision të pavarur për hetimin e sulmit në Capitol Hill

Amerika

​Pelosi kërkon komision të pavarur për hetimin e sulmit në Capitol Hill

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 23:36
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, demokratja Nancy Pelosi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, demokratja Nancy Pelosi, tha sot se ligjvënësit duhet të krijojnë një komision të pavarur me detyrën e rishikimit të "fakteve dhe shkaqeve" të sulmit vdekjeprurës nga mbështetësit e ish- presidentit Donald Trump në Capitol Hill më 6 janar.

Në një letër drejtuar ligjvënësve amerikanë, Pelosi tha se komisioni do të modelohej nga ai që hetoi rrethanat e sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington më 11 shtator 2001 dhe do të caktohej, ndër të tjera, që të shqyrtojë faktet në lidhje me gatishmërinë e policisë dhe shërbimeve të tjera federale dhe shtetërore të sigurisë, raporton Reuters.

"Është e nevojshme të hetohet plotësisht ajo që ka ndodhur," tha senatori i Luiziana Bill Cassidy, një nga shtatë republikanët që votuan për shkarkimin e Donald Trump.

Më shumë se një muaj pas sulmit në ndërtesën e Kongresit Amerikan, në të cilin pesë persona humbën jetën, kompleksi në Capitol Hill sigurohet nga më shumë se pesë mijë anëtarë të shërbimeve të sigurisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat