Fauci thotë se vaksina kundër COVID-19 duhet të jepet për çdo vit

Amerika

Fauci thotë se vaksina kundër COVID-19 duhet të jepet për çdo vit

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 14:10
Anthony Fauci

Drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjive në SHBA, Anthony Fauci, ka thënë se është e mundshme që vaksina kundër koronavirusit të jepet për çdo vit, sikurse vaksina kundër gripit sezonal.

“Shpresojmë që të mund ta mbajmë nën kontroll shpërthimin në mbarë botën… kur ka versione të ndryshme të virusit që qarkullojnë, të cilave duhet qasur në mënyra të ndryshme”, është shprehur Fauci për Spectrum News.

Ai ka shtuar se shkencëtarët janë duke punuar për një vaksinë universale kundër COVID-19.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat