Hillary Clinton shkruan romanin e parë

Amerika

Hillary Clinton shkruan romanin e parë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 09:55
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka shkruar romanin e saj të parë.

“State of terror”, i shkruar në partneritet me autoren kanadeze, Louise Penny, do të publikohet më 12 tetor të këtij viti.

Romani eksploron një botë “të diplomacisë së rrezikshme dhe të tradhtisë”, tha Clinton.

Bashkëpunimin me shkrimtaren Penny e cilësoi si “ëndërr të bërë realitet”.

Penny tha se ka qenë “një përvojë e pabesueshme hyrja brenda Departamentit të Shtetit, brenda Shtëpisë së Bardhë dhe brenda mendjes së sekretares së Shtetit, derisa shpërthejnë kriza me rreziqe të mëdha”.

Clinton, e cila ka qenë edhe kandidate për presidente, edhe Zonjë e Parë, është autore e disa punimeve jofiktive.

“What happened”, libri i saj i fundit i publikuar në vitin 2017, shpjegon se përse ka dështuar të bëhet presidente.

Brenda një jave në SHBA janë shitur 300,000 kopje të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat