Garland i afrohet konfirmimit për Prokuror të Përgjthshëm të SHBA

Amerika

Garland i afrohet konfirmimit për Prokuror të Përgjthshëm të SHBA

Më: 2 mars 2021 Në ora: 06:18
Merrick Garland

I përzgjedhuri i zotit Joe Biden për postin e prokurorit të përgjithshëm, Merrick Garland, u zhvendos një hap më pranë konfirmit të hënën ndërsa Komisioni i Senatit për Gjyqësorin votoi për të dërguar emërimin e tij para Senatit të plotë.

Zoti Garland mori një mbështetje dypartiake në komision me një votë përfundimtare 15-7. Votimi vjen një javë pasi zoti Garland u mor në pyetje nga komisioni. Gjatë seancës në fjalë, zoti Garland tha se një nga përparësitë kryesore të tij do të ishte hetimi i dhunës së 6 jnarit në ndërtesën e Kongresit amerikan. Ai tha po ashtu se përparësi do të kishin edhe të drejtat civile.

Në dëshminë e tij, zoti Garland theksoi rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së prokurorit të përgjithshëm, duke thënë se ai do të jetë “avokat jo për ndonjë individ por për popullin e Shteteve të Bashkuara”.

Ai po ashtu u përpoq të sigurojë ligjvënësit republikanë se nuk ka ndërmend të frenojë hetimet e filluara nga prokurorët e përgjithshëm të emëruar nga ish-Presidenti Donald Trump.

Zoti Garland tha se ai nuk kishte diskutuar me Presidentin Biden lidhur me hetimin aktual ndaj djalit të tij, Hunter Biden. Hetimi përfshin veprimtarinë financiare të Hunter Biden jashtë vendit dhe çështjen e taksave. Si zoti Joe Biden ashtu edhe djali i tij Hunter kanë thënë se nuk ka asnjë shkelje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat