Sërish trazira në SHBA, përplasje mes grupeve pro dhe kundër Trumpit

Amerika

Sërish trazira në SHBA, përplasje mes grupeve pro dhe kundër Trumpit

Më: 7 mars 2021 Në ora: 13:13
New York

Në përleshjet e shënuara në New York të SHBA-së mes grupit mbështetës të ish-presidentit Donald Trump dhe grupit kundërshtar që kërkon heqjen e flamurit racist të varur në njësinë e zjarrfikësit janë arrestuar 3 persona.

Anëtarët e grupit “Black Lives Matter” (Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen) zhvilluan protestë në New York për heqjen e flamurit të varur në Departamentin e zjarrfikësit Long Island dhe i cili thuhet se posedonte simbole “raciste”.

Pasi mbështetësit e Trumpit kërkuan të zhvillojnë protestë kundër protestës në fjalë, bëri që debati në fjalë të shndërrohet në përleshje.

Theksohet se pas ndërhyrjes së policisë në ngjarje u arrestuan të paktën 3 protestues.

Gjithashtu edhe dje në sheshin “Times” në New York u shënuan përleshje mes mbështetësve të Trumpit dhe grupeve kundërshtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat