Psaki: Nuk ka plane për takim me Kinën

Amerika

Psaki: Nuk ka plane për takim me Kinën

Më: 9 mars 2021 Në ora: 23:30
Zonja Psaki

Shtëpia e Bardhë tha të martën se ishte e angazhuar drejtpërdrejt me Kinën për një sërë çështjesh, por se nuk kishte finalizuar detaje për ndonjë takim të mundshëm midis diplomatëve të lartë të dy vendeve.

Gazeta South China Morning Post citonte një burim më herët të martën, ku thuhej se Kina dhe Shtetet e Bashkuara po diskutonin për një takim të mundshëm në Alaskë midis Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe diplomatit të lartë të Kinës Yang Jiechi.

"Ne jemi të angazhuar drejtpërdrejt. Ka një sërë çështjesh, natyrisht, kemi biseduar me kinezët përmes këyre angazhimeve," tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një konferencë të rregullt për gazetarët.

"Nuk kemi ndonjë detaj të përfunduar ose të konfirmuar deri tani," tha zonja Psaki, kur u pyet në lidhje me takimin e njoftuar të Alaskës.

"Ne nuk e fshehim kur kemi shqetësime, por gjithashtu kërkojmë mundësi për të punuar së bashku," shtoi ajo.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se ai nuk kishte "ndonjë udhëtim ose takim të ardhshëm për të njoftuar tani për tani", kur u pyet në një konferencë shtypi rreth njoftimit.

Çdo takim i tillë do të ishte i pari për diplomatët më të lartë të dy vendeve, që kur Presidenti i SHBA Joe Biden mori detyrën në janar.

Administrata Biden është zotuar të rishikojë disa elemente të politikave të saj ndaj Kinës, ndërkohë që marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha të botës janë ftohur. Gjatë administratës Trump, ato arritën pikën e tyre më të ulët në dekada. /VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat