Barack dhe Michelle Obama vaksinohen kundër Covid-19

Amerika

Barack dhe Michelle Obama vaksinohen kundër Covid-19

Më: 11 mars 2021 Në ora: 20:10
Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe partnerja e tij, Michelle janë vaksinuar kundër koronavirusit. Lajmin e ka bërë me dije vetë çifti përmes një postimi në rrjete sociale, të cilët shprehen se kjo është mënyra më e mirë për ta luftuar këtë pandemi.

“Unë dhe Michelle u vaksinuam kundër COVID-19 sepse e dimë se është mënyra më e mirë për të mposhtur këtë pandemi, për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe për ta rikthyer vendin përsëri në funksionim.

Kështu që shpresoj se do ta merrni vaksinën sa më shpejt që të jetë e mundur. Mund të të shpëtojë jetën.”, u shpreh ish-presidenti.

Në një intervistë të dhënë një ditë më parë për revistën “People” ish zonja e parë e SHBA-së iu bëri thirrje amerikanëve të merrnin vaksinën kundër virusit ndërsa u shpreh optimiste duke thënë se ka ‘dritë në fund të tunelit’ mes pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat