Shtëpia e Bardhë zbulon shkakun e rrëzimit të Biden në shkallët e avionit

Amerika

Shtëpia e Bardhë zbulon shkakun e rrëzimit të Biden në shkallët e avionit

Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:25
Joe Biden

Shumë media po aludojnë në lidhje me shëndetin e presidentit Joe Biden pas rrëzimit nga shkallët e avionit Air Force One.

E Shtëpia e Bardhë ka zbuluar shkakun e “aksidentit” që fatmirësisht nuk shkaktoi lëndime për liderin më të fuqishëm në botë.

Përmes një deklarate për mediat zv/sekretarja për Shtypin, Karine Jean-Pierre deklaroi se ishte era e fortë ajo që shkaktoi rrëzimin e presidentit Biden plot 3 herë nga shkallët.

Zv/sekretarja siguroi se kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte plotësisht në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të vijojë axhendën sipas parashikimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat