Biden shton dëbimet e migrantëve, thellohet kriza në kufi

Amerika

Biden shton dëbimet e migrantëve, thellohet kriza në kufi

Më: 21 mars 2021 Në ora: 17:15
Joe Biden

Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se migrantët po dëbohen në thellësi të Meksikës, larg vendit ku janë kapur duke kaluar kufirin amerikan.

Kjo është një përpjekje që anashkalon kundërshtimet e autoriteteve të shtetit meksikan Tamaulipas, i cili ndaloi pranimin e kthimit të familjeve migrante me fëmijë të vegjël.

Kjo praktikë lë të kuptohet se Presidenti Joe Biden po e ashpërson qasjen e tij ndaj krizës humanitare në rritje në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, pas dështimit të thirrjeve të administratës së tij ndaj migrantëve të Amerikës Qëndore që po përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Disa familje të kapura në kufirin e Teksasit në Luginën Rio Grande thanë për median se ishin dërguar me avion në El Paso të Teksasit pasi ishin mbajtur të ndaluar për disa ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat