1 në 4 persona në SHBA janë vaksinuar kundër Covid-19

Amerika

1 në 4 persona në SHBA janë vaksinuar kundër Covid-19

Më: 23 mars 2021 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Më shumë se 126.5 milion doza të vaksinës Covid-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

CDC raportoi se 126,509,736 doza totale janë administruar – rreth 81% e 156,734,555 dozave të dorëzuara.

Rreth 1 në 4 persona në SHBA – gati 83 milion njerëz  kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Dhe më shumë se 1 në 8 – rreth 45 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të CDC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat