Qeni në Kanada del në rrugë dhe ndalon një veturë për t’ia shpëtuar jetën pronares

Amerika

Qeni në Kanada del në rrugë dhe ndalon një veturë për t’ia shpëtuar jetën pronares

Më: 27 mars 2021 Në ora: 13:58
Kanada

Një qen në Ottawa të Kanadasë ka kërkuar ndihmë për pronaren e tij, në një incident heroik i cili është kapur nga kamerat e sigurisë së një fqinji.

Gruaja po ecte me qenin e saj një vjeçar të quajtur Clover, kur pësoi një krizë me shëndetin duke rënë përtokë, shkruan ABC7.

Mirëpo, qeni i mençur pasi kontrollon fillimisht pronaren e tij, lirohet nga zinxhiri dhe del në rrugë për të ndaluar një veturë që do ta ndihmonte gruan.

Vozitësi i veturës është ndalur dhe ka ndihmuar gruan  ndërkohë që ajo tashmë ndjehet mirë dhe është falënderuese ndaj qenit i cili arriti t’ia shpëtonte jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat