Qeveria e pranon: Viktimat e pandemisë më shumë nga sa janë raportuar

Amerika

Qeveria e pranon: Viktimat e pandemisë më shumë nga sa janë raportuar

Më: 28 mars 2021 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Qeveria e Meksikës ka pranuar se shifra e vërtetë e viktimave nga pandemia e koronavirusit është tani në mbi 321 mijë, thuajse 60 për qind më shumë nga numri i konfirmuar zyrtarisht, prej 201429.

Meksika bën pak testime dhe, për shkak se spitalet ishin mbingarkuar, shumë meksikanë vdiqën në shtëpi pa u testuar. Mënyra e vetme për të marrë një pamje të qartë është rishikimi i “vdekjeve të tepërta” dhe rishikimi i certifikatave të vdekjes.

Të shtunën më 27 mars, qeveria publikoi një raport të bazuar në këto shifra, të cilat zbuluan se kishte 294,287 vdekje të lidhura me Covid-19 nga fillimi i pandemisë deri në 14 Shkurt. Që nga 15 shkurti ka pasur 26,772 vdekje shtesë të konfirmuara nga testimet.

Shifra më e lartë bën që të kapërcehet ajo e Brazilit, që ka edhe numrin e dytë më të lartë në botë të viktimave pas SHBA.

Sipas universitetit Johns Hopkisn, Brazili ka rreth 307 mijë viktima dhe SHBA 548 mijë. Por, popullata e Meksikës, prej 126 milionë banorësh është më e vogël krahasuar me këto dy vende  dhe me 321 mijë viktima nga koronavirusi, bilanci është vërtetë tragjik, raporton The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat