Facebook heq një intervistë me ish-presidentin Trump

Amerika

Facebook heq një intervistë me ish-presidentin Trump

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:26
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Facebook hoqi një video të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, nga faqja e nuses së tij, Lara Trump.

Gjiganti i mediave sociale e bllokoi Trumpin në janar, pasi mbështetësit e tij sulmuan dhunshëm ndërtesën e Kongresit në Uashington.

Lara Trump, bashkëpunëtore e re e Fox News, postoi një video të saj duke intervistuar ish-presidentin për një sërë çështjesh.

Ajo më vonë postoi një email që mori nga Facebook, duke e paralajmëruar atë për heqjen e intervistës.

Facebook tha se intervista u hoq në përputhje me vendimin për bllokimin e Trumpit nga ky rrjet social.

Pas trazirave në Kongres, Donald Trump u bllokua edhe nga Twitter dhe YouTube.

Lara Trump, e cila është e martuar me djalin e ish-presidentit, Eric, e postoi më pas intervistën në video-platformën Rumble.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat