​Trump Junior blen shtëpi në Florida për 9.7 milionë dollarë

Amerika

​Trump Junior blen shtëpi në Florida për 9.7 milionë dollarë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:41
Donald Trump Junior dhe e dashura e tij Kimberly Guilfoyle

Donald Trump Junior dhe e dashura e tij Kimberly Guilfoyle u bënë pronarë të një shtëpie në Florida me vlerë 9.7 milionë dollarë.

Palm Beach Post raporton se çifti bleu një vilë me gjashtë dhoma gjumi dhe 11 banja në qytetin Jupiter, rreth 32 kilometra nga kompleksi Mar-a-Lago, ku jetojnë ish-presidenti Donald Trump dhe ish-zonja e parë Melania Trump.

Shtëpia është e vendosur në komunitetin ekskluziv dhe të mbyllur të Admiralëve Kov, i cili ka 888 shtëpi dhe është në një rrugë ujore ndërkontinentale.

Blerja vjen disa javë pasi çifti shiti shtëpinë e tyre në Bridgehampton, New York, për 8.1 milionë dollarë në muajin mars.

Përveç çmimit të shtëpisë, banorët e ri duhet të paguajnë një tarifë anëtarësie prej 195.000 dollarë amerikanë. Komuniteti ka një marinë që mund të strehojë jahte të mëdha, 45 vrima golfi dhe fusha tenisi.

Trump Junior (43) është nënkryetari ekzekutiv i organizatës Trump, një grup i biznesit familjar. Guilfoyle, 52-vjeçare, është një ish-gazetare e Fox News dhe ish-gruaja e Gavin Newsom, guvernatori i Kalifornisë. Të dy janë aktivë në politikë në përkrahje të republikanëve. Çifti është në lidhje për rreth tri vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat