Tre të katërtat e viktimave të COVID-19, virusin e kishin në zemrën e tyre

Amerika

Tre të katërtat e viktimave të COVID-19, virusin e kishin në zemrën e tyre

Më: 8 prill 2021 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Tre nga katër njerëzit që vdiqën nga COVID-19, virusin SARS-CoV-2 e kishin në zemrat e tyre, tregon studimi i ri.

Shumica kanë një ritëm të çrregullt të zemrës para vdekjes sesa pacientët që nuk e kanë pasur virusin COVID-19 në zemrën e tyre.

Gjatë hulumtimit, studiuesit shikuan se si infeksioni i coronavirusit mund të dëmtojë zemrën dhe si mund të ndihmojnë trajtime të caktuara.

“Rezultatet tregojnë një pamje vërtetë të qartë të lidhjes midis virusit dhe problemeve të zemrës”, tha patologu kardiovaskular, Joseph Maleszewski.

Shkencëtarët tashmë e dinë që infeksioni mund të shkaktojë dëmtime të zemrës, por nuk ishte e qartë nëse këto probleme u shkaktuan nga virusi SARS-CoV-2 që sulmoi drejtpërdrejt zemrën apo dëmtimi ishte rezultat i një përgjigje imune tepër aktive, shkruan revista shkencore amerikane, science.

James Stone, një patolog kardiovaskular në Spitalin Massachusetts, dhe kolegët e tij përdorën metodën e hibridizimit in situ dhe profilizimin e NanoString për të identifikuar ARN virale edhe pasi të ndahet në copa më të vogla. Ata gjithashtu analizuan rreth 1.000 mostra të indeve të zemrës; më shumë se 20 mostra nga secili prej 41 pacientëve që vdiqën nga COVID-19.

Ata zbuluan se SARS-CoV-2 ishte i pranishëm në 30 zemra. Për më tepër, vetëm këta pacientë kishin ritme të shpejta dhe të parregullta të zemrës para vdekjes. Ata që nuk kishin virusin në zemër nuk kishin as simptoma të tilla.

Ende nuk është zbuluar nëse virusi sulmoi drejtpërdrejt zemrën në këto raste. Gjegjësisht, shumica e qelizave të infektuara të zemrës ishin qeliza imune që SARS-CoV-2 mund t’i sulmonte diku tjetër në trup përpara se të udhëtonte për në zemër. Kështu që akoma nuk dihet se çfarë i shkaktoi saktësisht dëmtimet në zemër – coronavirusi ose qelizat imune.

Përkundër rezultateve të kufizuara, hulumtimi ka shpjeguar pse Dexametazoni ndihmon aq shumë disa pacientë me coronavirus. Ky ilaç është një nga të parët që është gjetur për të parandaluar vdekshmërinë.

“Dexamethasone, në fakt, zvogëlon inflamacionin kështu që mund të ketë ulur nivelin e qelizave imune me virusin SARS-CoV-2 në zemër”, tha Stone. Vetëm 50 për qind e pacientëve që merrnin deksametazon kishin virusin në zemrën e tyre, krahasuar me 90 për qind të pacientëve që nuk merrnin ilaçin. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat