Administrata Amerikane e Ushqimit kërkon pezullimin e vaksinës Johnson & Johnson

Amerika

Administrata Amerikane e Ushqimit kërkon pezullimin e vaksinës Johnson & Johnson

Më: 13 prill 2021 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave po rekomandojnë që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson Covid-19, pasi janë raportuar 6 raste të një lloji “të rrallë dhe të rëndë” të mpiksjes së gjakut.

Gjashtë rastet e raportuara ishin midis 6.8 milion dozave të vaksinës Johnson & Johnson të administruara në Shtetet e Bashkuara.

Të gjashta rastet ndodhën te gratë midis moshave 18 dhe 48 vjeç, dhe simptomat u shfaqën 6 deri në 13 ditë pas vaksinimit, sipas një deklarate të përbashkët nga Dr. Anne Schuchat, zëvendës drejtoresha kryesore e CDC dhe Dr. Peter Marks, drejtori i Qendrës e FDA për Vlerësimin dhe Kërkimin e Biologjikëve.

CDC do të zhvillojë një takim të Komitetit Këshillë-dhënës mbi Praktikat e Imunizimit të mërkurën më 14 prill për të shqyrtuar më tej këto raste dhe për të vlerësuar rëndësinë e tyre të mundshme,” thuhej në deklaratën e ditës së sotme.

Derisa të përfundojë procesi i shqyrtimit, ne po rekomandojmë një pauzë në përdorimin e kësaj vaksine. Kjo është e rëndësishme për t;u siguruar që kujdesi shëndetësor është i vetëdijshëm për potencialin që kanë këto efekte anësore dhe mund të planifikojë menaxhimin e duhur dhe trajtimin në rastet kur kemi mpiksje gjaku.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat