Kanada, AstraZeneca autorizohet edhe për mbi 45-vjeçarët

Amerika

Kanada, AstraZeneca autorizohet edhe për mbi 45-vjeçarët

Më: 22 prill 2021 Në ora: 06:49
Foto ilustrim

Qeveria e Kebekut njoftoi se do të zgjerojë grupmoshën për vaksinimin me AstraZeneca, duke përfshirë personat mbi 45 vjeç.

Kështu Kebek bëhet provinca e pestë në Kanada, që prej së dielës, që ul moshën për të marrë këtë vaksinë.

“Vaksina AstraZeneca është shumë e sigurt, shumë efektive”, tha kryeministri i Kebekut, François Legault, në një konferencë shtypi.

Provincat e tjera kanadeze, si Ontario, British Columbia, Alberta dhe Manitoba, kanë vendosur që këtë vaksinë t’ua ofrojnë personave mbi 40 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat